E shtunë, 14 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 44 minuta më parë
Sport

Vendimi historik/ Uefa dënon Lovren pasi ofendoi Sergio Ramos në Instagram

Një vendim pa precedente dhe historik. Kështu mund të konsiderohet vendimi I Uefa-s për të dënuar me një ndeshje pezullim në duelet ndërkombëtare mbroijtësin kroat Dejan Lovren.

 

E gjitha ka ndodhur për shkak të ofendimeve që futbollisti I Liverpool I ka bërë rrjetin social Instagram, mbrojtësit dhe kapitenit të Real Madrid, Sergio Ramos.

 

Reklamë

Gjatë një komunikimi “live” në këtë rrjet social me 15 nentor pas ndeshjes së Ligës së Kombeve kur Kroacia mundi Spanjën, Lovren në profilin e tij kishte ofenduar rëndë Ramosin dhe shkollen spanjolle te futbollit.

 

Sipas Uefa-s, Lovren ka shkelur rregullat bazë të sjelljes sportive dhe për këtë arsye u ndëshkua me një ndeshje pezullim të cilën do ta vuajë në duelin që Kroacia do të luajë ndaj Azerbajxhanit në eleminatoret e euro 2020.

Vazhdo të lexosh

Reklamë