Çdo mjek i cili është duke ndjekur studimet afatgjata në fushën e mjekësisë me kuotë të mbuluar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, duhet të ndërpresë të gjitha marrëdhëniet e punës që ka me institucione shëndetësore publike ose private.

 

Ministria e Shëndetësisë ka urdhëruar Operatorët e Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor për 4 qarqe të vendit që të ndërpresin kontratat me mjekët specializantë. Bëhet fjalë për qarqet: Tiranë, Elbasan, Vlorë dhe Shkodër.

 

Angazhimi i tyre për të ofruar shërbim shendetësor pranë institucioneve shëndetësore publike mund të bëhet vetëm me miratimin paraprak të Ministrit të Shëndetësisë dhe Fakultetit të Mjekësisë.

 

Në vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë theksohet se Drejtoritë Rajonale të OSHKSH duhet të dërgojnë menjëherë listën e vendeve vakante të krijuara pas ndërhyrjes së kontratave me mjekët specializantë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *