E enjte, 24 Shtator 2026 Film TV deri në 06:00 Në vijim ora 06:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Vendimi/ 5 orë debat të enjten në Kuvend për shkarkimin e Ilir Metës

Pesë orë debat pritet të zhvillohen në seancën e të enjtes me qëllim shkarkimin e presidentit Meta.

Vendimi është marrë këtë të martë në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve ku u diskutua kerkesa e deputeteve te Partise Socialiste per mocionin me debat per shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.

Mocion, ne fund te te cilit pritet te miratohet dhe nje rezolute ku do te paraqiten dhe shkeljet e kreut te shtetit me cdekretinin e dates se zgjedhjeve.

Debati te enjten ne kuvend, pritet të ndahet në mënyrë proporcionale mes grupeve parlamentare ku koha me e gjatë do t’i takojë Partisë Socialiste.

Reklamë

Në seancë mazhoranca do të ketë në dispozicion 170 minuta ndërsa 130 minuta do të jenë për grupin demokrat të opozitës.

Kurse pjesa e mbetur do I takojë deputetëve të pavarur.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë