Subscribe

Familjet që marrin ndihmë ekonomike dhe ato që kanë persona me aftësi të kufizuara, do të marrin një bonus prej 3 mijë lekësh për festat e fundvitit.

 

Lajmi u bë me dije sot në Komisionin e Ligjeve nga Drejtoresha e Përgjithshme e Buxhetit në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, Mimoza Dhëmbi.

 

“Përveç bonusit prej 5 mijë lekësh për pensionistet, këtë vit do te jepet bonus prej 3 mije lekesh për familjet me ndihme ekonomike dhe për familjet që kanë persona me paaftësi. Vendimi pritet të miratohet sot në qeveri. Deri më tani nuk ka vendim për shpërblim për administratën“, tha ajo.

 

Dhëmbi theksoi po ashtu se nuk ka ende një vendim për administratën, nëse do të marrin shpërblim këtë fundvit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *