Subscribe

Nga e enjtja, të gjithë duhet të mbyllen në shtëpi në orën 20.00 të mbrëmjes. Komiteti Teknik i Ekspertëve njoftoi këtë të mërkurë masat e reja shtrënguese.

 

“Ndalimi i qarkullimit të lëvizjes për qytetarët nga ora 20:00 e mbrëmjes – 6:00 të mëngjesit, me përjashtim të emergjencave shëndetësore dhe për arsye pune (në këtë rast është e domosdoshme leja nëpërmjet aplikimit tek e-Albania) për një afat 14 ditor, duke filluar nga dita e enjte, datë 11 Shkurt – 25 Shkurt.”

 

Për shkollat e mesme në zonat ku ka shumë të infektuar, mësimi do të duhet të kryhet online deri në datën 26 shkurt.

 

 “Nisur nga rritja e rasteve të infektimeve të reja në grupmoshën 15-24 vjeç, shkollat e mesme do të aplikojnë skenarin e tretë, pra atë online ne zonat e riskut të lartë, ku përfshihen bashkitë: Tiranë, Fier, Vlorë, Berat, Durrës, Gjirokastër, Lezhë, Lushnje, Pogradec dhe Kamëz, për periudhën 11 shkurt – 26 shkurt.”

 

Kurse për universitetet u propozua që të zgjatet sezoni i provimeve, me qëllim që të jepet mundësia për alternim mes provimeve online dhe atyre në auditor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *