Politikë
Vendimet e qeverisë/ Lirohet nga detyra zv/ ministri i Financave

Erjon Luçi nuk do të jetë më zëvendësministër i Financave dhe Ekonomisë. Vendimi është marrë këtë të mërkurë në mbledhjen e qeverisë.
Vendimi mban firmën e zëvendëskryeministrit Erjon Braçe, i cili ka drejtuar mbledhjen në mungesë të kryeministrit Edi Rama, që ndodhet për vizitë zyrtare në Bruksel.
Erjon Luçit iu besua posti i zëvendësministrit në vitin 2017, ndërsa ende nuk dihet se kush do ta zërë vendin e tij.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




