E premte, 13 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 21 minuta më parë
Video · Politikë

Vendimet e fundit të parlamentit/ Ligji për pensionin në koperativë dhe ish minatorët

Nga 25 dhjetori deri në shtator 2021 parlamenti nuk ka të drejtë të miratojë asnjë ligj që parashikon përfitime për qytetarë apo biznese duke nisur nga rritja e pagave e pensioneve, tek ulja e taksave apo privatizime e amnisti.

Për këtë arsye në seancën e fundit para pushimeve të fundvitit, u miratuan disa ligje të kësaj natyre; e para u ndryshua ligji në mënyrë që çdo qytetar që ka punuar në kooperativë të përfitojë pension pavarësisht se nuk ka dokumenta që provojnë vitet e punës. Sipas këtyre ndryshimeve mjafton që qytetari të faktojë që ka banuar në territorin e kooperativës dhe të gjitha vitet i njihen për efekt pensioni.

Parlamenti vendosi t’u falë ish-minatorëve detyrimet ndaj institutit të sigurimeve shoqërore të cilët kanë marrë pagesë nga shteti në një kohë që kanë qenë të punësuar . Deputetët votuan që ish-punonjësit e Kombinatit të Poliçanit, Uzinës së Mjekësit dhe Uzinës së Gramshit të përfshihen në skemën e trajtimit të veçantë e të përfitojnë një pagesë mujore.

 

Nga ana tjetër parlamenti shtyu edhe afatin e procesit të rivlerësimit të banesave deri në shtatorin e vitit të ardhshëm.

Më shumë video

Reklamë