Subscribe

Qeveria paralajmëroi nisjen e një tjetër aksioni ndaj të gjitha firmave të ndërtimit që kanë kryer punime la leje, përtej asaj të miratuar. Numri dy i qeverisë Belinda Balluku, nuk dha detaje për sa raste bëhet fjalë, por njoftoi se ky fakt është kthyer në një trend, ku ndërtuesit tejkalojnë  lejen e ndërtimit, me kate dhe sipërfaqe shtese. Këto hapësira tha Balluku do të konfiskohen, ndërsa kompanitë do të gjobiten.

 

Ka të bëjë me të gjitha ato ndërtesa pa leje në republikën e shqipërisë, pasi kemi të bëjëm me një trend për të bërë kate shtesë mbi lejen. Ky trend është shumë I zhvilluar kohët e fundit. Kjo nuk do të ndodhë më. Të gjitha ndërtesat që kanë këtë specifikë do të konfiskohen dhe do ti jepen qytetarëve që preken nga investimet publike apo shpronësohen për interes publikë. –tha Balluku

 

Por para se të shkohet tek konfiskimi, qeveria u jep mundësi ndërtuesve të blejnë sipërfaqet pa leje.

 

Kjo VKM jep tre mundësi, e para është mundësia e parapagësës  së metrave katrorë jashtë lejes, pra vet ndërtuesi pasi të paguajë gjobën do të mund ti parablejë. Hapi I dytë është dhurimi, ndërsa në rastin e trete I konfiskimi, pasi cështja të ndiqet penalisht sic e parashikon ligji.

 

Duke dhënë detaje nga ky vendim Balluku njoftoi se do të investigohen edhe bashkitë që kanë toleruar këtë situatë

 

Për cdo ndërtese që ka shkelur lejen apo ndërtuar pa leje do të ketë një investigim për të gjitha ato insituciine që kanë për detyrë kontrollin e territorit pasi ka ndodhur në hundën e tyre. Pasi konstatojmë që ka një tolerancë nga insitucinet për ti lenë të lirë.-vijoi më tej Balluku

 

Mbetet e paqartë se si ky vendim prek qytetarët që veç shtëpive, mund të kenë ndërtuar pa leje objekte të vogla biznesi e që mund të jenë në proces legalizimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *