Politikë
“Vendi në krizë të thellë”

Kryetari demokrat Lulzim Basha deklaron se vendi është në krizë të thellë ekonomike. Përmes nje postimi në Facebook, Basha shkruan se INSTAT rikonfirmon krizën e shkaktuar nga kryeministri Edi Rama dhe se fuqia blerëse dhe konsumi vazhdojnë te jene ne rënie te lire. Sipas tij, edhe pse te kuruara, shifrat qeveritare rikonfirmojne krizën e thelle ekonomike, papunësinë, varfërinë, qe vijnë nga korrupsioni dhe vjedhja qeveritare. Basha thekson se zgjidhja gjendet tek taksat e ulëta, qe lufton korrupsionin ne dogana dhe tatime.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




