Mund të ketë vaksinuar më shumë se 60% të popullsisë së rritur me të dyja dozat, por qeveria do të vendosë masa të reja kufizuese , të ngjashme me ato të zbatuara në fund të vitit 2020.

 

Arsyeja pse qeveria e Seychelles e merr këtë vendim është sepse po regjistrohet një rritje e ndjeshme e rasteve të reja me koronavirus.

 

Për dy javët e ardhshme, të gjitha shkollat ​​atje do të mbyllen, ndërsa asnjë aktivitet sportiv nuk do të zhvillohet. Gjithashtu do të kufizohen tubimet e qytetarëve dhe aktiviteti i restoranteve.

 

“Pavarësisht nga të gjitha përpjekjet tona, situata në vend është kritike”, tha ministri i Shëndetësisë, Peggy Vidot në një konferencë shtypi.

 

Seychelles në Oqeanin Indian, ka një popullsi prej 98,000 banorësh dhe është shumë e varur nga turizmi dhe valutat e huaja. Për këtë arsye, qeveria lokale filloi menjëherë vaksinimet, me rezultatin që sot 62.2% e popullsisë janë vaksinuar, përqindja më e lartë në botë (e ndjekur nga Izraeli me 55.9%). 59% e qytetarëve u imunizuan me Sinopharm-in e Kinës, kurse 31% me AstraZeneca-n.

 

Deri më tani, arsyeja e saktë për shpërthimin e incidenteve të reja COVID nuk është përcaktuar, megjithëse shumë besojnë se shkaku kryesor është për shkak të “relaksimit” të vendasve, të cilët nuk respektojnë më distancën fizike.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *