Subscribe

Presidentja Nataša Pirc Musar përcolli në Tiranë mbështetjen e Sllovenisë për anëtarësimin e plotë të Shqipërisë në Bashkimin Evropian deri në vitin 2023..

Gjatë konferencës së përbashkët me kreun e shtetit, Bajram Begaj, Presidentja e Sllovenisë theksoi mbështetjen për integrimin e Ballkanmit Perëndimor në BE.

“Sllovenia beson se vendi i Ballkanit perendimor  është në BE. E kënaqur me fjalët e Mishel në Bled vitin e kaluar se BE do duhej të pranonte deri ne 2030  shtetet e këtij rajoni. Për Shqipërinë kjo nuk është e pamundur, kur lexoj rezultat e shtetit tuaj jam tepër e kënaqur”, tha presidentja sllovene.

“Objektivi 2030 për tu futur në BE është e rëndësishme, por nuk është aq e rëndësishme data se sa është e rëndësishme ëndrra. Ju e dini që Shqipëria ka kaluar me sukses kapitujt e parë të negocimit. Kjo është e lidhur me vendet e Bashkimit Europian. Për Shqipërinë është jetike anëtarësimi, dhe për BE integrimi i Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor duhet të jetë strategjik. Detyra jonë është të bëjmë mirë reformat. Është një objektiv që mund të arrihet në 2030, mund të arrihet edhe më shpejt”, tha Presidenti Begaj.

Presidentja e Sllovenisë Musar, përsëriti mbështetjen e vendit të saj për procesin e integrimit të Shqipërisë edhe gjatë një mesazhi që përcolli para deputetëve në seancë plenare./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *