E mërkurë, 30 Shtator 2026 Trazira në Parajsë deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese, ja kandidatët

Kuvendi ka publikuar listën e kandidatëve për gjyqtar pranë Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë.

 

Reklamë

Informacionet bëjnë me dije se 6 kandidatë kanë paraqitur interes dhe kanë aplikuar për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese pas rihapjes së garës nga Kuvendi me 21 gusht të këtij viti.

 

Pranë GJK kanë aplikuar gjyqtarët Ardita Buna Alsula, Ded Kasneci,  Klodian Rado, Regleta Panajoti, Shaqir Hasanaj dhe  Vjosa Bodo Mujo.

 

Vakancat në Gjykatën Kushtetuese rrjedhin pas mbarimit para afatit ligjor të mandatit të Fatos Lulos.

Vazhdo të lexosh

Reklamë