E diel, 8 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:25 Në vijim ora 02:25: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Vendet vakant në Kushtetuese

Njëri pas tjetrit, krerët e grupeve parlamentare shkuan tek zyra e Presidentit të Republikës për konsulta në funksion të plotësimit të vendeve vakant në Gjykatën Kushtetuese, pas përfundimit të mandatit të Vladimir Kristos dhe Sokol Berberit. Mësohet se socialisti Gramoz Ruçi i ka bërë të qartë kreut të shtetit se më parë duhet pritur miratimi i reformës në drejtësi e më pas të diskutohet për dy vendet vakante në Kushtetuese. Por, krejt ndryshe mendon kreu gurpit të PD-së Edi Paloka. Sipas tij, reforma në drejtësi nuk mund të pengojë zbatimin e ligjeve. Sipas paketës për reformën në drejtës, ende në diskutim mes palëve, Presidenti i Republikës propozon 3 anëtar për Gjykatën Kushtetuese dhe jo 9 siç është sot. Kjo pakete përcakton se Këshilli i Emërimeve, organi që bën vlerësimin dhe renditjen e kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese.

 

 

Më shumë video

Reklamë