Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
07 September 2026
Vizion fokus

I dënuari për gjenocid, Ratko Mlladiç, varroset me nderime...

PD takim me të Dërguarin Special të Trump: Shqipëria...

Balla pret të Dërguarin Special të Trump: Shqipëria, shembull...

Mbappe-Bellingham, gara për fronin e Real Madridit ka nisur....

“Tentuan të më vidhnin motorin, pastaj më qëlluan”, ra...

Shpërthim me tritol në Lezhë, lënda plasëse në portën...

Numri 1 në botë vazhdon dominimin, Sabalenka në çerekfinale

Alcaraz i pandalshëm në US Open, spanjolli “fluturon” drejt...

Shpërthimi i vullkanit në Indonezi paralizon fluturimet! 2.300 anulime,...

Muçi–Salah, kombinimi që po sjell gola dhe asistime

Vendet qe duhet të vizitohen medoemos në pranverë

2 Prill 12:50

Stina e pranverës, koha e gjetheve jeshile dhe luleve që çelin, koha e fluturave shumëngjyrëshe dhe dashurive të reja. Pranvera është stina e rilindjes, koha kur shkrijnë ngricat e fundit të dimrit dhe bëhemi gati për verën, shkruan Living. Është momenti kur fryn flladi më i ëmbël dhe dita fillon të zgjatet pas solsticit. Magjia e pranverës transformon shumë vende të ftohta dhe peizazhe pa jetë në mjedise që gëlojnë nga jeta. Ne do t`ju tregojmë nëntë nga vendet më të bukura në botë për t`u vizituar gjatë kësaj periudhe…
Toskana, ITALI
Konsiderohet si vendlindja e Rilindjes italiane, është një vend i mbushur me kulturë dhe shquhet për veprat më të bukura të artit, peizazhet, ushqimin dhe njerëzit e saj. Toskana ka qenë shtëpia e Mikelanxhelos, Leonardo da Vinçit, Galileos dhe Botiçelit, por aty është gjithash-tu mahnitëse stina e pranverës. Jo më kot piktura “Pranvera” e Botiçelit, një nga kryeveprat e artit botëror, është realizuar në Toskanë. Vizitojeni këtë krahinë të mrekullueshme gjatë pranverës e do humbisni mes shkëlqimit që ofrojnë brezaret e fermave të mëdha.

 

Amsterdam, HOLANDË
Amsterdami është një vend tjetër ku ia vlen të vishni disa rroba më shumë apo të fusni në valixhe një pulovër më shumë, nëse do ta vizitoni në stinën e pranverës. Çmimet në pranverë janë më të ulëta se në verë, sepse qyteti është duke marrë veten nga dimri. Moti në muajin maj është shumë i bukur, ajri ëmbëlsohet nga aroma e pemëve dhe tulipanëve, për të cilat qyteti është i famshëm. Në muajin maj gjithashtu festohet edhe Dita Kombëtare e Mullinjve të Erës dhe Dita Kombëtare e Çikliz¬mit dhe ky është një preteks shumë i mirë për të planifikuar një shëtitje me biçikletë përmes mullinjve të erës në Holandë.

 

Paris, FRANCË
Kryeqyteti francez, që njihet si qyteti i dashurisë, ka kopshte të pafundme, pemë e lule përgjatë rrugëve dhe një sërë kafenesh në trotuare, që ndoshta ju do të dëshi¬roni t`i eksploroni. Temperaturat mund të jenë pak të ulëta gjatë prillit, ndaj bëni mirë të merrni një xhaketë me vete. Por në muajin maj bën shumë ngrohtë. Nëse jeni duke e vizituar Parisin gjatë pranverës, sigurohuni të vizitoni Kopshtin e Luksemburgut, një park prej 60 akër tokë, ku gjendet Pallati mahnitës i Luksem¬burgut dhe 1.6 kilometra shëtitore në tërësi përmes kopshteve të kuruara e mbresëlënëse.

 

Minorka, SPANJË
Minorka është një ishull i vogël që shtrihet në de¬tin Mesdhe, në lindje të bregdetit spanjoll. Ai gjendet përkrah ishullit të famshëm të Majorkës dhe ndodhet 200 kilometra larg bregdetit të Bar¬celonës. Është një vend vërtet i jashtëzakonshëm në pranverë. Një udhëtim në Minorka gjatë pranverës do të thotë të hash ushqim të mirë, të takosh njerëz miqësorë dhe mikpritës dhe të shohësh një peizazh të mbush¬ur me lule të egra dhe flutura. Ishulli ka një shumëllojshmëri zogjsh të njohur në gjithë botën, plazhe me rërë të praruar dhe ujëra të kristalta blu.

 

Pirenetë
Malet Pirene shtrihen mes kufirit të Francës e Spanjës dhe përbëjnë një peizazh me maja malesh, liqene të qeta alpine dhe pamje spektakolare. Gjatë pranverës, ma¬let Pirene ziejnë nga jeta, sepse arinjtë zgjohen nga gjumi i dimrit, zogjtë grabitqarë ngrihen në qiell dhe qindra lloje lulesh lulëzojnë. Për të parë shkëlqimin e Pireneve, mund të zgjidhni të shkoni nga Franca ose nga Spanja, por mund të ndiqni dhe një rrugë krejtësisht ndryshe, duke vizituar vendin e vogël të Andorës, i cili rrethohet nga malet Pirene.

 

Lapland, FINLANDË
Nëse mendoni të udhëtoni në Finlandë, ndoshta ndarja e vendit në gjysmën jugore dhe atë veriore është ide e mirë. Në Veri ose sikurse njihet ndryshe, Lapland, dielli nuk shfaqet në horizont gjatë gjithë dimrit dhe nuk perën¬don gjithë verën. Është një vend i bukur me ekstreme, i cili duhet të bëjë pjesë në listën e kujtdo si një destinacion udhëtimi në të ardhmen. Finlanda jugore është më pak e ftohtë se gjysma tjetër veriore. Është një parajsë për adhuruesit e natyrës. Finlanda ka 187.888 liqene dhe 86% e territorit të saj mbulohet nga pyjet. / Living

Posted Under:
Lifestyle
Tagged:
Francë Itali turizem Vendet

Nga e njëjta kategori

A i shkatërron mikrovala vlerat ushqyese të ushqimit?

më shumë...

Horoskopi i ditës! Çfarë kanë rezervuar yjet për 12 shenjat e zodiakut

më shumë...

Si e shkakton alkooli kancerin? Shkenca shpjegon çfarë ndodh në organizmin e njeriut

më shumë...

Mos e bëni këtë gabim në kuzhinë! Ja shtatë gjërat që nuk duhet t’i mbani kurrë në hapësirën poshtë lavamanit

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

1:59

I dënuari për gjenocid, Ratko Mlladiç, varroset...

1:54

PD takim me të Dërguarin Special të...

1:42

Balla pret të Dërguarin Special të Trump:...

1:36

Po transportonin tetë emigrantë të paligjshëm, arrestohen...

1:24

Debati për pagat e magjistratëve, reagon Gjykata...

1:17

A i shkatërron mikrovala vlerat ushqyese të...

1:04

Zjarri përfshin masivin pyjor në Lezhë, terreni...

12:45

Të moshuarit nuk i ndahen bujqësisë, çifti...

12:35

Mbappe-Bellingham, gara për fronin e Real Madridit...

12:20

“Tentuan të më vidhnin motorin, pastaj më...

12:09

Zjarr në një gomisteri në Tresh të...

12:05

Shpërthim me tritol në Lezhë, lënda plasëse...

11:57

Rrugorja e Tiranës nuk fal shoferët problematikë,...

11:43

Numri 1 në botë vazhdon dominimin, Sabalenka...

11:40

Përkeqësohet situata e zjarrit në Mat, flakët...

11:33

Radhë të gjata në Kapshticë, pala greke...

11:31

Alcaraz i pandalshëm në US Open, spanjolli...

11:24

Rijetëzimi i “Kullave të Veriut”, trajtohen 697...

11:19

“Lashë cigaren dhe alkoolin për pëllumbat”, pasioni...

10:54

Shpërthimi i vullkanit në Indonezi paralizon fluturimet!...

Më të klikuarat

  • “Do ju vras”, 22-vjeçari shqiptar plagos rëndë m...
  • Shkollat, hapur edhe pas mësimit! Nxënësit në 408 institucio...
  • Pamje të rënda! Kujdestari i parkut vritet nga krokodili, dë...
  • Aksident fatal në aksin Levan-Tepelenë, humb jetën 55-vjeçar...
  • Atentat shqiptarit në Athinë, 55-vjeçari qëllohet me tre plu...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.