E premte, 13 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 11 minuta më parë
Bota

Vendet G7 presion Rusisë: Hiq dorë nga Siria

Përpjekjet për të bindur Rusinë që të distancohet nga presidenti sirian Bashar Al Assad pas sulmit me armë kimike në Siri do të dominojnë bisedimet e liderëve të G7, ku bëjnë pjesë vendet më të zhvilluara.

 

Ministrat e Jashtëm të SHBA, Japonisë, Kanadasë, Italisë, Francës, Britanisë dhe Gjermanisë jane takuar këtë të hënë në Itali për një samit dyditor, ku do të kërkojnë të bindin presidentin Putin t’i japë fund mbështetjes ushtarake për Assadin dhe përshpejtimin e tranzicionit politik.

 

Reklamë

Sekretari i Jashtëm Britanik, Boris Johnosn ne diskutimet me homologet e tij te vendeve te G-7, ka kerkuar vendosjen e sanksioneve të reja ndaj Sirise, por edhe Rusise, nëse Moska nuk bindet

 

Aleatët i kane kerkuar nderkohe sekretarit amerikan te shtetit Rex tillerson sqarime për politikën që synon të ndjekë SHBA ndaj Sirisë, pas mesazheve të ditëve te fundit. Tillerson pas takimit te G-7 do te udhetoje drejt Moskes per t’u takuar me Ministrin e Jashtem rus Lavrov, nje takim qe pritet me shume interes sidomos pas tensioneve ne rritje si pasoje e sulmit amerikan me raketa ne Siri, pas masakrave te fundit me arme kimike.

 

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë