Bota
Vendet Baltike hapin kufijtë pas zbutjes së Pandemisë

Lituania, Letonia dhe Estonia kanë hapur kufijtë mes tyre këtë të premte duke krijuar të ashtuquajturën “flluskë udhëtimi”, e para në BE qëkurse vendet u izoluan nga pandemia. Kryeministri lituanez e konsideroi këtë hap një sinjal shumë rë rëndësishëm për kthimin e jetës në normalitet dhe frymëmarrjen e bizneseve.
Vendet baltike kanë qenë të parat që kanë mbyllur kufijtë në Europë dhe vendosën masa të menjëhershme izolimi për të ngadalësuar përhapjen e virusit Covid-19.
Polonia dhe Finlanda edhe pse kanë raportuar një numër relativisht të ulët të infeksioneve dhe vdekjeve nga koronaviruis, ende nuk kanë pranuar të hapin kufijtë e tyre të brendshëm.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




