E martë, 22 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Vendet arabe izolojnë Katarin, e akuzojnë për terrorizëm

Tensionet kanë përfshirë Gjirin Persik, pasi gjashtë shtete arabe kanë ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Katarin, duk e akuzuar atë për destabilizim të rajonit. Arabia Saudite, Egjipti, Bahrejni, Emiratet e Bashkuara Arabe nga ky rajon, por edhe Jemeni dhe Libia janë shprehur se Katari mbështet grupet terroriste, përfshirë Shtetin Islamik dhe Al Kaedan.

 

Qeveria e Dohas e ka hedhur poshtë një pretendim të tillë, duke theksuar se vendimi është i pajustifikuar dhe nuk ka asnjë bazë. Agjencia shtetërore saudite e lajmeve SPA njoftoi se Rijadi ka mbyllur kufijtë dhe kontaktet tokësore, detare e ajrore me Katarin, duke e izoluar. Zyrtarët sqaruan se kjo masë merret për mbrojtjen e sigurisë kombëtare nga rreziqet e terrorizmit dhe të ekstremizmit, pasi Katari bashkëpunon edhe me milicitë iraniane.

 

Reklamë

Kjo lëvizje e paprecedentë shihet si një përçarje e vendeve të fuqishme të Gjirit Persik, që janë gjithashtu aleate të ngushta të SHBA-së. Ajo vjen në një kohë kur tensionet mes vendeve të rajonit dhe fqinjit të tyre, Iranit janë shtuar. Vetë Katari i është bashkuar koalicionit ndërkombëtar kundër ISIS dhe qeveria ka mohuar akuzat nga liderët shiitë të Irakut se mbështet financiarisht militantët e Shtetit Islamik.

 

Pak javë më parë këto vende bllokuan faqe lajmesh në internet të Katarit, ku ishin shfaqur kritika të emirit Al-Thani kundër Arabisë Saudite. Qeveria tha se kishte ndodhur një sulm kibernetik. Ndërsa në vitin 2014, Arabia Saudite, Bahreini dhe Emiratet e Bashkuara Arabe tërhoqën ambasadorët nga Katari për disa muaj në shenjë proteste ndaj ndërhyrjeve në çështjet e tyre të brendshme.

Vazhdo të lexosh

Reklamë