E enjte, 24 Shtator 2026 Film TV deri në 00:31 Në vijim ora 00:31: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Lifestyle

Vëmëndje, si t’i zgjeroni këpucët e ngushta për 10 minuta!

Këpucët e reja gjithmonë janë problem më vete pasi na vrasin dhe na sjellin një sërë problemesh për këmbët.

 

Ekziston një mënyrë shumë e thjeshtë se si t’i zgjeroni mjaftueshëm që të bëhen të përshtatshme për bartje dhe të mos ju krijojnë kallo. E gjitha që ju nevojitet janë një palë çorape të trasha dhe disa palë të holla, dhe tharësja e flokëve.

 

Reklamë

Vishni çorape, sa më shumë fusni këmbët në këpucë shumë të ngushta, ndërkaq pjesën e cila ju krijon dhembje ngroheni me ajër të nxehtë. Derisa e bëni këtë, kohë pas kohe shtrini shputat derisa të mos ftohen krejtësisht.

 

Zbathni çorapet dhe kontrolloni rezultatin.

 

Nëse këpucët ende diku ju janë të ngushta, përsëriteni procedurën. Nëse është fjala për këpucët e lëkurës të cilat dëshironi t’i zgjeroni, në fund lyeni me krem.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë