Gjatë rrugëtimi tuaj pofesional mund të ndodhë shpesh që ju në një moment të keni në mendje që të ndryshoni vendin tuaj të punës, kjo për arsye të ndryshme.

 

Në një moment puna që ju mund ta donit shumë bëhet e mërzitshme dhe ju mund të mendoni patjetër që tashmë është koha për ndryshim.

 

Ndoshta është në rregull ta lini punën, por është e rëndësishme ta keni parasysh periudhën kur e bëni këtë. Më poshtë do të lexoni disa detaje në lidhje me hapat që duhet  të keni parasysh para se të lini punën.

 

Jeni duke pritur një bebe

Nëse jeni duke pritur ta lindni një bebe, urime! Por, kjo është njëkohësisht koha më e gabuar për ta lënë punën. Duke marrë parasysh se së shpejti do të keni përgjegjësi të reja, kjo do të thotë se edhe shpenzimet financiare do të jenë më të mëdha, prandaj ju nevojiten paratë për pelena, ushqim dhe shumë gjëra tjera që i nevojiten bebes.

 

Jeni duke u shkurorëzuar

Shkurorëzimet dinë të jenë të shtrenjta. Në rast se jeni në një proces të tillë, keni parasysh se shpenzimet janë të mëdha për t’i paguar avokatët, borxhet tjera dhe ndoshta edhe për një vend të ri për ët jetuar.

 

Jeni e nervozuar

Ndonjëherë kolegët dhe shefi mund t’ju zemërojë. Kjo u ndodh të gjithëve. Sidoqoftë, kjo nuk është arsyeja më e mirë për ta lënë punën me nxitim. Pritni derisa të qetësoheni dhe t’i qartësoni gjërat, dhe do ta kuptoni se jeni duke bërë një gabim.

 

Nuk keni punë tjera që ju presin

Lënia e punës së tanishme pa pasur një punë tjetër që po ju pret, normalisht se do t’ju shkaktojë probleme me financat. Prandaj, përveç nëse jeni duke u përballuar me ndonjë situatë të vështirë në punë, është më mirë të qëndroni në punën aktuale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *