Subscribe

Numri i te moshuarve qe po braktisen nga fëmijët apo po dërgohen neper azile është ne rritje. Shpresa e vetme per ta është pensioni social qe jepet nga Bashkia e Tiranës. Kryetari i bashkisë Veliaj, thotë se punonjësit dhe qendrat sociale janë ne shërbim te kësaj kategorie.

 

Veliaj apeloi qe te rinjtë te mos braktisin prindërit e tyre, por edhe nese jane jashtë vendit, t’u paguajnë siguracionet.

 

Me herët kryetari i Bashkisë se Tiranës inspektoi linjën e re te urbanit, Qendër – Tufine, ne te cilën jane shtuar urbanet dhe stacionet .

 

 “Kemi shtuar 9 autobusë gjithsej, duke mundësuar që shumë fëmijë të ndjekin shkollën, të moshuarit të shkojnë më lehtë për kontrolle në spitale, kurse familjet të mos vonohen në vendet ku punojnë, që kryesisht ndodhen në Tiranën urbane E di që shërbimi nuk është ende perfekt, por është si dita me natën me çfarë gjetëm. Fakti që qytetarët sot shprehen më të kënaqur flet fort për punën e mirë që kemi bërë për linjat e autobusëve.”

 

Linja e Tufinës njeh abonentë, ndërsa në të gjitha mjetet është instaluar sistemi GPS, nëpërmjet të cilit monitorohet lëvizja e urbaneve.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *