Subscribe

Bashkia e Tiranës ka përfunduar rikonstruksionin e plotë të “Rrugës së Agallarëve” në Farkë, e cila është pajisur me gjithë sinjalistikën e nevojshme. Rruga e re gjithashtu lidh 3 fshatrat, Lundrën, Farke e vogël dhe e madhe me Unazën dhe Tregun e ri Agroushqimor.

“Është një rruge, e cila ka qenë kërkesë e komunitetit prej 30 vitesh. Fillimisht, dua të kërkoj një ndjese sepse ka qenë një rrugë e planifikuar që në vitin 2019, por ndodhi tërmeti dhe na u desh të rialokonim disa fonde për t’i bërë ballë asaj sfide. E planifikuam sërish, por pastaj ndodhi pandemia. Kjo është e treta e vërteta. Tani mund të them se kemi ardhur me kokën lart sepse kemi bërë një lidhje të jashtëzakonshme mes Lundrës, Farkës së Vogël, Farkës së Madhe, deri në Dajt dhe Surrel”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku nënvizoi se gjatë pranverës fokusi do të jetë te përmirësimi i infrastrukturës në zonat rurale.

“Në këtë periudhë të pranverës jemi fokusuar te periferia. Zakonisht në Tiranën qendrore ne fokusohemi gjatë kohës së verës, kur qyteti është zbrazur, duke qenë se shumë qytetarë shkojnë me pushime. Në Tiranën rurale punohet më kollaj gjatë pranverës”, tha Veliaj.

Paralelisht, Bashkia e Tiranës po vijon me investimet edhe në shumë zona të tjera të kryeqytetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *