Të ardhurat kanë një rëndësi të madhe në jetën e secilit nga ne në çdo moment, secili përpiqet që në mënyra të ndryshme të krijojë kursimet e veta.

 

Gjithmonë duket më lehtë të thuhet sesa të bëhet. Kur jeni në një punë që nuk paguan mirë apo nëse jeni në fazën fillestare të karrierës, mundësitë janë të mëdha që nuk do të dini si të kurseni dhe si të ballafaqoheni me sfidat financiare.

 

Kursimi i parave është procedurë e cila asnjëherë nuk lehtësohet. Por, kjo duhet të ndryshohet vetëm duke shpenzuar më pak.

 

Nuk është nevoja t’i sakrifikoni të gjitha komfortet që i keni, mirëpo vetëm duhet të krijoni aftësi menaxhimi.

 

Dini shpenzimet tuaja

Para se ta kapni lapsin për ta bërë planin se si të kurseni para, fillimisht merrni pak kohë dhe shkruani të gjitha shpenzimet e pritura për një muaj. Duke filluar nga fatura e rrymës, qiraja, cigaret, buka etj. Mos harroni të mbani një balancë si fond për situatat emergjente. Mos i vendosni vetes qëllime të vështira të cilat mund ta kthejnë procesin e kursimit në zhgënjim.

 

Lani të gjitha borxhet

Nëse veç i keni borxh dikujt, ose keni kredi bankare, atëherë përpiquni t’i kryeni këto obligime sa më herët që është e mundshme. Jo vetëm që borxhi ua ngatërron buxhetin për çdo muaj, por edhe ju mban në presion. Gjithashtu, pasi t’i lani këto borxhe përpiquni të mos hyni në borxhe të reja. Kufizoni shpenzimet në bazë të rrogës që e keni!

 

Investoni paratë

Në vend se t’i vendosni në kasafortë paratë e kursyera, përpiquni t’i investoni ato diku ku pritni fitime më të mëdha. Por, para se ta bëni këtë gjë merrni këshilla nga ekspertët e ndryshëm të fushës në të cilën dëshironi të investoni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *