E shtunë, 14 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:50 Në vijim ora 05:50: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Lifestyle

Vëmendje gra! Njihuni me gabimet që përshpejtojnë plakjen e gjoksit

Gjoksi është një ndër pjesët e trupit të femrave që plaket më shpejt.  Për fatin e keq të femrave ai plaket dy deri në tre vjet më shpejtë sesa pjesa tjetër e lëkurës, ndaj kujdesi për të duhet të jetë maksimal.

 

 

Të gjithë fajin e ka kolagjeni, protein e bukurisë që pas moshës 25 vjeçare fillon e reduktohet ndjeshëm. Struktura e gjoksit ndryshon me kalimin e viteve dhe kjo gjithçka falë ligamenteve dhe muskujve në zonën e dekoltesë.

Reklamë

 

 

Ashtu si të gjitha indet në trupin tuaj dhe ato të gjoksit përbëhen nga kolagjeni dhe elastina, prodhimi i të cilave reduktohet me moshën. Mos u gënjeni nga asnjë produkt apo truk, pasi asgjë nuk mund ta ndalojë gjoksin të humbasë elasticitetin ! Është një proces natyral që nuk mund të parandalohet !

 

 

Megjithatë Living do të ndajë me ju disa veprime që përshpejtojnë procesin e rënies së gjoksit, ndaj kini kujdes.

 

 

1.Dietat drastike bëjnë të humbasësh peshë po në të njëjtën mënyrë dhe kjo shkakton varje të lëkurës. Shmangni të tilla ndryshime.


2.Pirja e duhanit shkakon reduktim të qarkullimit të gjakut të pasuruar me oksigjen nëpër trup, gje e cila refletktohet me humbje elasticiteti dhe krijimin e rrudhave. 


3. Mospërdorimi i kremit mbrojtës. Gjithnjë kur aplikojmë krem qpftë hidratant apo me faktor mbrojtës nuk duhet të harroni pjesën e qafës dhe dekoltesë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë