Rritja e një fëmije është një përgjegjësi e madhe për çdo prind të cilët në shumë raste duhet të jenë të ndërgjeshëm dhe të kujdesshëm në lidhje me atë se çfarë u thonë fëmijëve në situata të ndryshme.

 

 

Psikologë të ndryshëm thonë se butësia asgjë e mirë nuk do të dalë, sepse fëmijëve u nevojitet disiplina.

 

 

Sipas psikologëve rezulton se gabimet më të shpeshta të prindërve në edukim për shkak të të cilave fëmijët bëhen manipulues!

 

Paqëndrueshmëria

Sot është e rëndësishme një gjë, nesër e dyta, pasnesër e treta. Sot kjo mundet, nesër e njëjta gjë nuk mundet. Në fund, çdo gjë është e rëndësishme. Apo çdo gjë është e parëndësishme. Kjo është mënyra më e mirë që të shkatërroni stabilitetin e fëmijës dhe aftësinë që të kuptojë se çfarë është e rëndësishme. Shpejt mëson që paqëndrueshmëria në ndjenja, fjalë dhe premtime është mënyrë krejtësisht normale e jetës.

 

Ftohja emocionale dhe ashpërsia

Besoni që nga butësia asgjë e mirë nuk do të dalë, sepse fëmijët e kanë të nevojshme disiplinën. Kërkoni nga ata sa më shumë që mundeni. Nuk i kushtoni kujdes që ata janë vetëm fëmijë të vegjël. Besoni që ato janë vetëm justifikime për frikacakët.

 

Mendoni: Sa më i ashpër me fëmijët, aq më mirë. Mendoni që është në rregull të rrahësh fëmijën. Për shkak të kësaj ata vetë më vonë bëhen të ftohtë, të vrazhdë dhe manipulues të dhunshëm të cilët mendojnë vetëm për veten.

 

Edhe vetë jeni manipulues

Sa më shumë të frikësohet fëmija që do ta braktisni, më pak do të dëshirojë të krijojë lidhje të afërt në të ardhmen. Askujt nuk do t’i besojë, as që do ta dojë dikë vërtet. Parakusht i përsosur për manipuluesin!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *