Menopauza është periudha që prek çdo femër në moshën e tretë. Ajo mund të trajtohet në mënyra të ndryshme, por më të zakonshmet janë HRT (terapi zëvendësuese hormonesh).

 

Shumë femra pësojnë shumë ndryshime gjatë fazës së menopauzës, për këtë dhpesh ato paraprakisht duhet të informohen në lidhje me të gjithë ndryshimet që mund të pësojnë në këtë fazë.

 

Femrat në këtë periudhë duhet të qëndrojnë në kontakt me mjekun sidomos në qoftë se kanë efekte negative. Ato duhet të marrin këshilla dhe të marrin trajtimin dhe diagnozën e duhur.

 

Terapia HRT

HRT nuk është e sigurt. Sipas disa studimeve, kjo terapi ndihmon në periudhën e menopauzës, por mund të shkaktojë kancer gjiri më pas. Kjo është një arsye që shumë femra nuk po i nënshtrohen kësaj terapie.

 

Mosha mesatare për menopauzën

 

Menopauza ndodh gjithmonë pas moshës 50 vjeç. Mosha mesatare për gratë për fillimin e menopauzës është 51 vjeç. Shumica e femrave përjetojnë menopauzën e hershme, e cila ndodh në moshën 45-55 vjeç dhe ato duhet të jenë të vetëdijshme që menopauza e hershme mund të ndodhë në çdo kohë pas të 40-ave. Femrat duhet të vizitohen në fillimet e menopauzës për të marrë ndihmën mjekësore, sepse mungesa e estrogjenit mund të çojë në kushte më të rënda si osteoporoza.

 

Simptomat e menopauzës

Femrat duhet të jenë të vetëdijshme se menopauza ka simptoma të ndryshme. Shumica e femrave ndiejnë afshe të nxehta dhe djersijnë gjatë natës, mund të kenë imunitet të dobët, thatësi vagjinale dhe dhimbje koke. Simptomat ndryshojnë në varësi të ndryshimit të humorit. Madje shumë femra përjetojnë ankth dhe depresion.

 

Humbja e dëshirës seksuale

Humb dëshira për seks sepse ulet numri i hormoneve. Shumë femra gjatë menopauzës përjetojnë humbjen e dëshirës seksuale dhe kjo shkaktohet nga mungesa e hormoneve seksuale. Por sipas studimeve, mungesa e dëshirës për seks vjen edhe për shkak të thatësisë vagjinale.

 

Ndalimi i periodave dhe perimenopauza

Në fillimet e menopauzës disa femrave mund t’u vijnë periodat gradualisht deri në momentin që nuk do t’u vijnë më, kurse për disa të tjera është më e dhimbshme sepse periodat nuk vijnë dhe kjo quhet periudha e perimenopauzës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *