E hënë, 14 Shtator 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Lifestyle

Vëmendje, falenderoni partnerin, ja pse

Ilustrim · Vizion Plus

Marrëdhënia në çift ka shumë detaje për të cilat secili  nga ne duhet të tregojë kujdes. Falenderimi është një ndër aktivitetet që ka një ndikim pozitiv në këtë marrëdhënie.

 

Ndoshta ju duket e pabesueshme por nëse vlerësoni gjërat e vogla që bëni në përditshmëri dhe bëjani të ditur partnerit tuaj, pasi kjo rrit ndjenjën e lumturisë dhe të afrimitetit.

 

Një studim ka vënë në provë disa çifte se si ata do të silleshin pas reagimeve pozitive të njërit prej partnerëve. Është vënë re se të bësh diçka për tjetrin nuk sjell me patjetër ndjenjën e mirënjohjes, por përkundrazi, njerëzit ndihen të detyruar ndaj marrëdhënies së tyre.

 

Por në rastin kur partneri sillet në mënyrë pozitive dhe dëshmon mirënjohje ndaj vëmendjes së tjetrit, tregon se rritet ndjenja e kënaqësisë dhe lumturisë midis tyre.

 

Është e rëndësishme të shprehim emocionet tona ndaj kënaqësisë që marrim. Mirënjohje dhe dashuri, qoftë edhe vetëm me fjalë. Në jetën e përditshme gjërat e vogla përbëjnë rendësi për të mbajtur gjallë marrëdhënien romantike në çift.

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh