Tre shtetas, ndër to dy vëllezër, kanë rënë në prangat e policisë Dibër si autorë të dyshuar të ngjarjes së ndodhur në orët e para të mëngjesit e kësaj të marte në fshatin Sllatinë.

 

Policia e Dibrës bën të ditur se rreth orës 03.00, të mëngjesit të kësaj të marteje, në fshatin Sllatinë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, pasi kishin konsumuar alkool, në ambjentet e një lokali në fshat, shtetasi Q.P, 24 vjeç,  dyshohet se ka plagosur me thikë shtetasin  M. H, 24 vjeç, dhe ky i fundit, në bashkëpunim me vëllain e tij,  ka plagosur me sende të forta shtetasin D.P, 29 vjeç,  ku si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në spital.

 

Si rezultat i reagimit në kohë të policisë, dhe veprimeve hetimore të kryera,  janë kapur dhe arrestuar autorët e dyshuar të ngjarjes, shtetasit :

 

Q.P,  banues në fshatin Sllatinë (vëllai i shtetasit  D.P)

J.H. dhe M. H.(vëllezër), banues në fshatin Sllatinë.

 

Ndërkohë grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *