Subscribe

Pas dëshmisë së dhënë nga ana e dy vëllezërve Indrit dhe Gentian Beqiraj, policia po verifikon edhe njëherë ngjarjen e Don Boskos ku mbeti i vrarë Erion Çela, dhe u plagosën katër të tjerë.

 

Burime pranë grupit hetimor thanë se po kqyren dhe njëherë kamerat e sigurisë nëse në lokal ditën e ngjarjes ishte objektivi  Geron Hasanbelliu dhe dy nipërit e tij apo jo.

 

Në deshmine para hetuesve dy vëllezërit Beqiraj kanë deklaruar se ishte Kevin Zeneli ai që u ofroi paratë për të kryer vrasjen, por që nuk u bë prej tyre pasi objektivi lëvizte i mbrojtur.

 

“Kevin Zeneli, një i njohuri ynë na ofroi punë. Kevin tha se do na jepte një punë që e kishte porositur Kasandër Noga. Kevini na tregoi fotografinë e Geron Hasanbelliut. Duhet ta gjenim, ta vëzhgonim dhe ta eleminonim. E gjetëm në Don Bosko, prandaj morëm dhe shtëpi me qira aty. E kemi ndjekur gati gjithë muajin dhjetor të 2021. Dy ditë para Vitit të Ri u dorëzuam dhe i thamë Kevinit se nuk mund ta kryejmë dot, sepse është objektiv i veshtirë. Makinën që kishim marrë për të kryer ngjarjen ia dhamë Kevinit. Më pas më 4 janar ngjarjen e kreu ai me mjetet që kishim siguruar ne.”, pohuan vëllezërit Beqiraj.

 

Ndërkohë efektivi i burgjeve Flamur Bejko, i cili dyshohet se porositi vëllezërit Beqiraj për vrasjen e dy personave të tjerë, e ka mohuar akuzën para hetuesve.

 

Sipas deklarimeve të tij, dy vëllezërve ua ka dhënë borxh shumën prej 3500 eurosh me argumentin se Beqirajt do të bënin disa dokumenta në Greqi.

 

Nga ana tjetër, burime e policisë pohojnë se nga hetimet e deritanishme rezulton që efektivi i burgjeve dhe dy objektivët e atentatit kishin konflikt me njëri-tjetrin.

 

Kurse ushtraku Altin Celami nuk kishte rol parësor në grup, por ishte person që kishte siguruar dhe shkëmbyer armët e sekuestruara. Ndërkohë ditën që ndodhi rrëmbimi i Indrit Beqirajt, autorë janë personat e shpallur në kërkim, pjesë e grupit të Rrumit të Shijakut.

Nga verifikimet ka rezultuar se ata i kanë mbajtur në vëzhhim vëllezërit Beqiraj për llogari të tyre dhe nuk kanë pasur dijeni për atentatin që Indrit dhe Gentjan Beqiraj do kryenin për llogari të efektivit të burgjeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *