Subscribe

Fatmir Mjeshtri ka rrëfyer bisedën e fundit me vëllain e tij, Fiqiri Mjeshtri, autor i ngjarjes së Klosit i cili i dha fund edhe jetës së tij.

 

Për gazetarët, Fatmir Mjeshtri tha se pas ekzekutimit të Ilir dhe Kenado Mjeshtrit në lokalin në Klos, të tre vëllezërit Mjeshtri që ishin të pranishëm u shpërndan në drejtime të ndryshme.

 

Pak momente më vonë, ai tregon se mbërriti policia ku gjeti dy vëllezërit e mëdhenj Mjeshtri, ndërsa kërkohej autori, Fiqiri Mjeshtri.

 

 

“Më kërkoi numrin policia, ia dhash. E morëm në telefon, hajde dorëzohu. E bone atë që bone, hajde tani një ditë ke për tu kapur. Duke e bindur që të afrohet, mirë e keq, ne vëllain e donim gjallë. Tu fol në telefon më tha ‘mos më kërkoni më gjatë, hajde te livadhi i komshiut’. Vetëm kur dëgjuam në telefon krismën e armës e kemi shku vrap. E gjetëm pa jetë në tokë. Mirë nuk boni. Nuk ia urojmë askujt por ky hall na zuri”– tha i përlotur Fatmir Mjeshtri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *