Subscribe

Edhe vëllai i kryeministrit të Kosovës Ragip Mustafa, është një nga personat që iu bashkuan valës së azilantëve drejt shteteve evropiane. E përditshmja “Insider”, raporton se 54-vjeçari ka aplikuar fillimisht në Francë në vitin 2014 dhe më pas më 22 qershor 2015 në Gjermani, kur kryeministër i vendit ka qene vetë Mustafa. Ky i fundit theksoi në atë kohë se po largohen nga vendi ata persona që nuk janë në varfëri ekstreme, por azilkërkues me iphone e rroga te mira. Lidhur me këtë çështje, ka reaguar dhe vetë kryeministri, i cili ka thënë se arsye e aplikimit të vëllait të tij ka qenë për shkaqe shëndetësore, ndërsa shtoi se ky fakt është një arsye më shumë për të liberalizuar vizat.
Në valën e migrimeve, dua të jem i hapur me ju se, kanë shkuar edhe mesa e nipa të mi dhe janë kthyer. Kjo flet se edhe familjarët e mi ndajnë fatin me qytetarët e tjerë, hallexhi, të Kosovës. Prandaj si Kryeministër po angazhohem që të gjejmë zgjidhje, të liberalizojmë vizat, të tërheqim investime për të krijuar vende të punës, të përmirësojmë sistemin shëndetësor dhe që sa më pak qytetarët tanë të kenë nevojë të kërkojnë shërim në forma të tilla jashtë vendit.
Numri i azilkërkuesve nga Kosova ne Gjermani ishte nder me te lartët. Nëse në muajin e parë të vitit 2014 aplikantet përllogariteshin ne 1,001 persona, në janarin 2015 ky numër është rritur në 11 mije.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *