E diel, 11 Tetor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Vëllai i Fredi Rrushit mohon të ketë gisht në vrasjen e biznesmenit, hetuesit i nxjerrin pamjet

Prokuroria e Tiranës vazhdon hetimet për vrasjen e Ruzhdi Hoxhës, trupi i të cilës u gjet i pajetë disa ditë më parë në Qafë Mollë.

 

Reklamë

Ditën e zhdukjes së Hoxhës, ka rezultuar se autori i dyshuar i vrasjes, Fredi Rrushi e ka marrë tre herë në telefon dhe nuk i është përgjigjur. Më pas e ka telefonuar nga telefoni i dikujt tjetër. Ai ka shkuar me biznesmenin Hoxha drejt Dajtit, duke e ekzekutuar.

 

Reklamë

Prokuroria ka te dokumentuar itinerarin e viktimës dhe autorit nga qelizat telefonike të celularëve të Hoxhës e Rrushit. Bashkëpunëtor në krim është edhe vëllai i autorit, Pajtim Rrushi. Sipas burimeve, ky i fundit ka fshehur makinën e të vëllait, e cila mund të shërbente si provë për të mbledhur gjurmët e ADN-së.

 

Mirëpo, Pajtimi nuk ka treguar asgjë për ngjarjen dhe ka mohuar të ketë pasur dijeni për vrasjen. Po ashtu, ai ka mohuar që të ketë pasur lidhje me zhdukjen e makinës. I vënë përballë pamjeve filmike, ai ka refuzuar të flasë.

Më shumë video

Reklamë