Subscribe

Personi që mbeti i vrarë gjatë grabitjes spektakolare në aeroportin e Rinasit, është Admir Murataj. Këto janë momentet kur bashkëshortja e tij, vëllai dhe të afërm të tjerë, morën lajmin në morgun e Tiranës.

 

Krahasimi i gjurmëve të gishtave në bashkëpunim me policinë greke solli konfirmimin e dyshimeve se bëhej fjalë për Muratajn.

 

Vëllai i grabitësit që mbeti i vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë, Cen Murataj thotë se Admiri mund të jetë përdorur nga të tjerë ndërsa një mesazh ka edhe për autoritetet dhe shokët që e lanë në rrugë.

 

I kërkuar nga policia greke dhe ajo shqiptare, madje i shpallur edhe në kërkim ndërkombëtar dhe i cilësuar person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, Admir Murataj nuk nguroi të realizonte një tjetër grabitje, i ndihmuar të paktën, nga 3 ose 4 persona të tjerë.

 

Sipas hetimeve në grabitje janë përdorur 2 furgona, njëri prej të cilëve me mbishkrimin hetimi tatimor.

 

Persona që kanë analizuar kamerat e sigurisë bëjnë me dije se e gjithë grabitja ka zgjatur 4 minuta e 30 sekonda

 

Ka qene ora 14:58 minuta kur furgoni zhvendosi një bllok betoni duke e tërhequr me zinxhirë , dhe shpërthyer me forcë portën e zjarrfikëseve.

 

Në orën 15 furgoni i është afruar avionit ku po imbarkoheshin paratë.

 

2 minuta më pas fugoni del nga porta fundore e pistës që të nxjerr në rrugën dytësore e njohur si ura e zezës.

 

Një togë e FNSH që prej më shumë se një viti qëndron në gatishmëri pranë aeroportit, iu vu pas grabitësve dhe pasi shkëmbeu zjarr në lëvizje për më shumë se 500 metra , arriti të neutralizoi një prej autorëve.

 

Të tjerët i shpëtuan ndjekjes së policisë pasi u larguan në drejtim të rrugës mes Qerekës dhe Niklës me një furgon tjetër i cili u gjet i djegur në zonën e bathores. Ndërkohë uniformat blu mësohet se kanë ushtruar kontrolle në disa zona pranë Fushë-Krujës ku dyshohet se autorët kanë humbur gjurmët bashke me miliona eurot e grabitura.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *