E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit deri në 04:10 Në vijim ora 04:10: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Rajoni

Shkup, votimet në 5 qershor

Ne kohen kur Maqedonia është përfshirë nga protestat per vendimin e presidentit Ivanov per faljen e politikaneve te inkriminuar dhe kur opozita ka njoftuar bojkotin e zgjedhjeve, qeveria ka thelluar krizën me nje tjeter hap. Kryetari i parlamentit ne detyre Trajko Veljanovski ka formalizuar datën e mbajtjes se zgjedhjeve parlamentare, 5 qershorin. Ne deklaratën per media te kabinetit te kreut te kuvendit, thuhet se bazuar në kompetencat e kushtetuese dhe ligjore dhe në përputhje me vendimin për shpërbërjen e Parlamentit, kryeparlamentari nënshkroi vendimin për caktimin e zgjedhjeve të parakohshme ne 5 qershor. Vendimi i është dorëzuar Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ministrisë se Drejtësisë dhe asaj te Jashtme. Protestat përpara kuvendit dhe qeverise kundër vendimit te presidentit nuk jane ndalur, ndërsa jane shënuar edhe përplasje me policinë. Diplomatët perëndimore i kanë dhënë mbështetje prokurorisë speciale në vazhdimin e punës për hetimin e të gjitha rasteve per shpërdorim detyre te zyrtarëve. Por ambasada e Rusisë ne Shkup ka pasur nje tjetër qëndrim, duke fajësuar opozitën se me ndihmën e shërbimeve të jashtme po punon kundër interesave të Maqedonisë.

Më shumë video

Reklamë