E mërkurë, 23 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

Veljanovski i liron zyrën e kryeparlamentarit Xhaferrit

Kryetarit të ri të Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi i është dorëzuar zyrtarisht çelësi i kabinetit megjithe kundërshtimet e ish-kreut Trajko Veljanoski. Shërbimet e Kuvendit tashme kane nisur edhe procedurën e publikimit të emërimit të tij në fletoren zyrtare për të përmbyllur procesin e zyrtarizimit të tij si kryetar të Kuvendit. Pas problemeve te regjistruara te martën, Xhaferri ka hyre këtë te mërkurë ne zyrën e kryeparlamentarit, i shoqëruar edhe nga mediat.

 

Pas këtij akti, pritet që Xhaferi të njoftojë zyrtarisht presidentin George Ivanov se në Kuvendin e Maqedonisë ka shumicë parlamentare dhe se mandati për kryeministër duhet t’i jepet liderit social-demokrat, Zoran Zaev.

 

Reklamë

Xhaferi takimin e parë ne zyren e kryeparlamentarit e ka realizuar me ambasadorin e Bashkimit Evropian Samuel Zhbogar, nga i cili mori mbështetjen e unionit per zgjedhjen e tij dhe per detyrat e vështira qe e presin. Gjithashtu është vene re se ne zyren e tij përkrah flamurit maqedonas dhe atij te BE-se është shtuar edhe flamuri shqiptar.

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë