Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka reaguar lidhur me ngjarjen e ndodhur disa ditë më parë, ku disa policë dhunonin një 15-vjeçar te Liqeni Artificial, pasi kishte shkelur masat kufizuese kundër COVID-19.

Gjatë raportimit në Komisionin e Sigurisë, Veliu ka publikuar një video përmes së cilës tregon të ëmën e të miturit, teksa shihet me një armë zjarri në dorë.

Veliu shtoi se zgjodhi ta bëjë publike këtë video për të treguar shembullin dhe edukatën që e ëma i ka dhënë djalit.

“Jo se dua të marr në mbrojtje punonjësit e policisë. Punonjësit e policisë në një rast të caktuar kanë një kapërcim të kompetencës dhe punonjësi i policisë i cili ka konsumuar këtë veprim është pezulluar, ka filluar hetimi disiplinor, njëkohësisht ka filluar dhe një hetim penal nga SHÇBA. Por më besoni, në qoftë se do ta shikojmë nga fillimi në fund çfarë përfaqëson ky djali, a është me të vërtetë ky djali që i është bindur të gjitha veprimeve, thirrjeve të policisë siç pretendon mamaja e tij, e cila ishte ndier shumë e fyer. Do t’ju shfaq një video të mamasë së tij, se kush është mamaja e tij dhe të besoni se nga çfarë familje vjen ky fëmija dhe pastaj të gjykoni vetë. Kjo është mamaja e djalit me pistoletë në dorë. Ju a tregova këtë videon për të thënë se nga çfarë familje vjen ky fëmijë, sa i edukuar është, sa i është bindur thirrjeve të policisë dhe tek e fundit policia si gjithmonë bëhet viktimë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *