Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
14 June 2026
Vizion fokus

“Arrest shtëpie” për pronarin e pishinës ku u mbyt...

Kina tejkalon Rusinë si investitori më i madh i...

Rama: Shqipëria është më mirë se kurrë, por duhet...

“Person me rrezikshmëri të lartë shoqërore”, momenti i arrestimit...

Rama rendit “simptomat” e protestave: Turistët e huaj po...

Efektivi i dha fund jetës me armën e shërbimit,...

Vetëvritet me armën e shërbimit efektivi në Tiranë

Vritet me armë zjarri kryebashkiaku në Meksikë

“Marrëveshja me Iranin do të nënshkruhet sot”, Teherani shpreh...

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Borsh Moisi...

Veliu në Konventën e Drejtoreve të Policive Europiane: Të forcojmë bashkëpunimin

3 Tetor 16:50

Në ambientet e Europol-it në Hagë, Holandë u zhvillua Konventa e Drejtorëve të Policive Europiane për vitin 2019, e organizuar nga Europol-i dhe Presidenca Finlandeze e Këshillit të Bashkimit Europian.

 

Në fokus të konventës ishin lufta ndaj krimit të organizuar, ndikimet e tij në shoqëri dhe roli i Europol-it si një platformë e Policimit Europian, evoluimi i krimit dhe bashkimi i forcave në luftën ndaj tij, si dhe domosdoshmëria e forcimit të bashkëpunimit policor europian.

 

Gjatë konventës, Drejtori i Përgjithshëm Ardi Veliu mori pjesë në takimin e Drejtorëve të Policisë në Forumin e Salzburgut, si dhe zhvilloi disa takime bilaterale me delegacionin e Policisë Spanjolle, me delegacionin e Xhandarmërisë Holandeze dhe me delegacionin e Policisë Holandeze.

 

Takimi i Drejtoreve të Policisë në Forumin e Salzburgut u kryesua nga Drejtori i Përgjithshëm i Komanduar për Sigurinë Publike në Austri Franz LANG, Kryetari i Sekretariatit të PCC SEE-së Ottavio Bottecchia dhe Miqtë e Forumit të Salzburgut nga Ballkani Perëndimor dhe Moldavia.

 

Në takim u diskutua për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në fushën e implementimit të teknologjisë bashkëkohore në fushën e IT dhe investimet në këtë drejtim, me qëllim ndjekjen dhe arrestimin sa më të shpejtë të personave të përfshirë në veprimtari kriminale, të cilët cënojnë sigurinë publike në vendet e përfshira në këtë forum.

 

Drejtori i Përgjithshëm Veliu zhvilloi një bisedë miqësore me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Kombëtare Spanjolle  Francisco Pardo Piqueras, Shefi i delegacionit. Veliu dhe Piqueras diskutuan çështjet që kanë të bëjnë me krimin e organizuar, emigracionin e paligjshëm dhe terrorizmin.

 

Në takimin mes Drejtorit të Përgjithshëm Ardi Veliu dhe Gjeneralit të Xhandarmërisë Holandeze Marinus Hendrickx, u theksua rëndësia e koordinimit të përpjekjeve te përbashkëta në luftën ndaj emigrimit të paligjshëm. Në këtë kuadër, u ra dakort për një takim të ekspertëve të dy agjencive, për të koordinuar veprimet e mëtejshme në luftën ndaj emigrimit të paligjshëm. Gjenerali Holandez Marinus Hendrickx shprehu falënderimet e tij për punën e përkushtuar të Policisë së Shtetit, për parandalimin e emigrimit të paligjshëm.

 

Po gjatë Konventës, Drejtor Veliu u takua dhe bisedoi me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Holandeze Erik Akkerboom.

 

Gjatë bisedës, të dy drejtorët vlerësuan marrëdhëniet majft të mira mes dy policive dhe theksuan se është i rëndësishëm forcimi i bashkëpunimit ndërmjet dy policive në luftën ndaj grupeve kriminale që shtrijnë aktivitetin e tyre në Shqipëri dhe Holandë. Për këtë u ra dakort që të zhvillohet një takim  ndërmjet ekspertëve të dy policive për të koordinuar veprimet e mëtejshme në luftën ndaj krimit të organizuar. Erik Akkerboom ka pranuar me kënaqësi ftesën e berë nga Drejtor Veliu për të vizituar Policinë e Shtetit.

 

Gjithashtu, po në kuadrin e takimeve bilaterale Veliu u takua edhe me Jurgita Peciuriene, Drejtuese e  Insitutit për Barazinë Gjinore Europiane EGE. Gjatë takimit u diskutua mbi rolin dhe pjesëmarrjen e grave në Policitë Europiane.

 

Posted Under:
Vendi
Tagged:
Ardi Veliu Konventë Salzburg

Nga e njëjta kategori

“Arrest shtëpie” për pronarin e pishinës ku u mbyt 15 vjeçari në Gjirokastër

më shumë...

Rama: Shqipëria është më mirë se kurrë, por duhet të bëhet edhe më mirë

më shumë...

“Person me rrezikshmëri të lartë shoqërore”, momenti i arrestimit të Moisi Habilajt në Vlorë, pritet ekstradimi i tij në Itali

më shumë...

Rama rendit “simptomat” e protestave: Turistët e huaj po anulojnë rezervimet! Po ngrihet bullizimi online

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

11:08

“Arrest shtëpie” për pronarin e pishinës ku...

10:48

Kina tejkalon Rusinë si investitori më i...

10:25

Rama: Shqipëria është më mirë se kurrë,...

10:06

“Person me rrezikshmëri të lartë shoqërore”, momenti...

9:59

Rama rendit “simptomat” e protestave: Turistët e...

9:35

Efektivi i dha fund jetës me armën...

9:22

Vetëvritet me armën e shërbimit efektivi në...

8:54

Vritet me armë zjarri kryebashkiaku në Meksikë

8:45

“Marrëveshja me Iranin do të nënshkruhet sot”,...

8:39

Parashikimi i motit për sot, 14 Qershor...

8:12

Horoskopi për ditën e sotme, 14 Qershor...

10:38

Mburojë kundër ftohjes dhe kontribuues në shëndetin...

10:33

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në...

10:08

Këto ushqime do ju ndihmojnë të flini...

10:02

Këto ushqime do ju ndihmojnë të flini...

9:49

Trump: Nesër nënshkruajmë marrëveshjen e re me...

9:30

Qytetarët mbyllin protestën para kryeministrisë, nis marshimi...

9:13

Starmer: Do të publikojmë planin e investimeve...

7:44

Aksident në Shëngjin, autobusi del nga rruga...

6:56

Disa truke se si të bëni një...

Më të klikuarat

  • Në lidhje me këngëtarin e njohur shqiptar, Klevisa Gega e zb...
  • “U futa në bela me burrin tënd”, Dasara i “...
  • Vetëvritet me armën e shërbimit efektivi në Tiranë
  • Protesta hyn në ditën e 14-të, Berisha: Çdo shqiptar duhet t...
  • Nga Italia dhe Greqia në argjendaritë e Fierit e Lushnjës, z...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.