Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu gjatë prezencës në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Interpolit në Dubai, është takuar me Lynne Owens, Drejtoreshën e Përgjithshme të Agjensisë Kombëtare për Krimin – NCA, të Britanisë së Madhe.

 

Në këtë takim ata kanë vlerësuar marrëdhëniet e deritanishme mes Policisë së Shtetit dhe Policisë britanike, si dhe kanë theksuar nevojën e forcimit të mëtejshëm të këtyre marrëdhënieve, sidomos të policive kriminale të të dy vendeve, me qëllim shkëmbimin e informacionit në kohë reale, bashkëpunimin dhe bashkërendimin në realizimin e operacioneve të përbashkëta, në luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit.

 

Nga ana tjetër në fjalën e saj Owens ka vlerësuar rezultatet e arritura nga Policia e Shtetit dhe veçanërisht nga Forca e Ligjit, si dhe ka premtuar mbështetje për Policinë Shqiptare në asistencë teknike dhe logjistikë.

 

Veliu ka falënderuar znj. Owens për mbështetjen dhe vlerësimin dhe e ka siguar se Policia e Shtetit është e fokusuar në tre drejtime, në luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit, policiminin në komunitet dhe forcimin e marrëdhënieve me partnerët.

 

Asambleja e Përgjithshme e Interpolit vijon punimet edhe ditën e nesërme, ku Drejtori i Përgjithshëm do të zhvillojë një sërë takimesh me homolgët, në kuadër të forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *