E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 4 minuta më parë
Vendi

Velipojë, policia procedon penalisht 6 persona

Gjashtë persona janë proceduar penalisht në Velipojë për pushtimin e hapësirave publike në plazh.

 

Policia bëri me dije së nga aksioni i zhvilluar mëngjesin e së enjtes u sekuestruan edhe rreth 1700 shezllone.

 

Reklamë

Procedimi penal ndaj pronareve nisi pasi u konstatua se ata kishin zënë një sipërfaqe të madhe në bregdet pa asnjë leje.

 

Që në nisje të sezonit, ata kishin vendosur një numër të konsiderueshëm shezllonesh dhe nuk kishin kryer asnjë pagesë në bashki.

 

Çlirimi i hapësirave në plazhin e Velipojës vjen menjëherë pas paralajmërimit të ministrit Klosi në kuadër të masave për forcimin e sigurisë dhe ligjshmërisë në gjithë vijën bregdetare.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë