E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 00:50 Në vijim ora 00:50: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Velipojë, kontrolle për higjienën në plazhe

Në kulmin e sezonit turistik, Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor është ndalur në plazhin e Velipojës. Objekt i kontrollit kane qene hotelet, pishinat si dhe njësitë e tjera. Pasi kanë inspektuar kushtet higjeno sanitare, Kryeinspektori, Eltar Deda tha se vëmendja do te jete e përqendruar tek zonat turistike, deri ne përfundim te sezonit. Drejtuesit e degës se këtij inspektorati për Qarkun e Shkodrës, paralajmëruan se nuk do te këtë asnjë tolerim ne rastet kur konstatohet se nuk respektohen kërkesat higjeno sanitare ne çdo mjedis me ndikim ne shëndetin e njerëzve.

Më shumë video

Reklamë