Subscribe

Pjesa me e madhe e pallateve ne kryeqytet e kane zgjedhur tashme administratorin e tyre, i cili përveç mirëmbajtjes se hapësirave te përbashkëta shërben edhe si nje ure komunikimi me bashkinë.

 

“Mjafton të shohësh dy anët e rrugës dhe dallohen pallatet që kanë zot dhe ato që janë pa zot. Kush nuk e ka ngritur asamblenë e pallatit, ju lutem nxitoni! 80% e Tiranës sot ka administrator. Më mirë të jemi me këtë 80% që do rregull, pastërti, disiplinë, se sa ai 20% që i bishtnon kësaj përgjegjësie. Në fund të ditës, kush nuk zgjedh administrator i bën vetëm dëm vetes, i degradon pallati, do të thotë i bie vlera pronës, higjiena, ndaj për të gjitha këto arsye duhet të ndjekim këtë shembull”.

 

Veliaj u bëri apel qytetarëve që të regjistrojnë adresën e saktë të banimit. Pasi, në këtë mënyrë, do të kenë mundësi të përfitojnë më shumë shërbime.

 

“Deri në fund të prillit kemi afat që të shfrytëzojmë pa pagesë hapësirën ligjore për t’u regjistruar në njësinë ku banon. Në mandatin e dytë dhe për çfarëdo lloj vendimmarrje tjetër, na lipset të dimë ekzaktësisht kush banon këtu. Të ndihmon për votimin, për të pasur një qendër votimi afër, për të pasur qendër shëndetësore e shërbimet falas, për regjistrimin në shkollë, kopsht, çerdhe të fëmijëve”.

 

Të gjithë qytetarët mund të transferojnë gjendjen civile në adresën e tyre të saktë pa asnjë sanksion, deri ne fund te këtij muaji.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *