Të shtunën familja Veliaj u shtua me një djalë, por kreu I bashkisë dhe stafi I tij  u treguan të ngurtë lidhur me detaje të tjera nga ky gëzim I familjes së kryebashkiakut.

U bë e ditur vetëm që foshnja lindur nga Ajola Xoxa peshonte 3.4 kg ndërsa mjeku që e kishte pritur ishte Orion Glozhe, njekohësisht edhe këshilltar I PS në bashkinë e Tiranës. Të dielen gjatë maratonës së Tiranës, vetë Veliaj nuk e tregoi emrin e trashëgimtarit të familjes por premtoi se do të ishte emer shqiptar dhe më së shumti tirons.

Këtë të henë nëpërmjet një postimi në faceook, Erion Veliaj ka zbuluar emrin e djalit të tij  të cilin së bashku me Ajolën kanë vendosur ta quajnë KAJAN, sic thotë ai, tironsi më I ri në qytet.

Veliaj nuk ka harruar të falenderojë stafin e mjekeve dhe infermiereve që asistuan në ardhjen në jetë të Kajan në spitalin publik “Koco Glozheni”.

 

 

Ne u bekuam këtë fundjavë me birin tonë Kajan – tironsin më të ri në qytet! Mirënjohje nga zemra krye-Doktorit të Tiranës Orion Glozheni, dhe Gencit, Dritës e Valit nga ekipi i tij i mrekullueshem tek Materniteti i ri. Shumë dashuri e mirënjohje për gjithë urimet tuaja!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *