E martë, 10 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:59 Në vijim ora 00:01: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Veliaj: Vota për PS, kundër rrënimit të Tiranës

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka vijuar turin e takimeve me banorët e njësisë administrative nr 6 ku ka kërkuar votën për Partinë Socialiste, si një votë kundër shkatërrimit të Tiranës.

 

‘Në datën 20 qershor do të hapet bulevardi i ri i Tiranës, një projekt i shtyrë për 25 vjet. Do të fillojë rindërtimi i bllokut “Misto Mame”, duke i dhënë vlerën reale banesave. Pas zgjedhjeve do të bëhen ndërhyrje në segmentin rrugor Tiranë-Kombinat, ku prioritet do të jenë korsitë e biçikletave’.

 

Reklamë

Kryebashkiaku Veliaj shtoi se investimet do të vazhdojnë edhe pas zgjedhjeve të përgjithshme, ndërsa do te bëhet dhe shpronësimi i tokave përreth varrezave të Sharrës, për të pasur më tepër hapësira.

 

Më shumë video

Reklamë