Subscribe

Erjon Veliaj shfaqet i bindur se do të jetë në krye të Bashkisë së Tiranës edhe për një mandat të dytë: Në një bashkëbisedim me banorët e njësisë 1 për buxhetin 2019, ai kërkoi mbështete me votë në zgjedhjet lokale.

 

 “Nëse doni të më jepni një dorë, që bashkë me këtë skuadër ta çojmë edhe më përpara Tiranën, na duhen votat masive për Partinë Socialiste në Këshillin Bashkiak. Kjo është e vetmja mënyrë për ta çuar edhe më lart vizionin që kemi për Tiranën. Kështu sigurohemi që punët e nisura mbarojnë me sukses dhe më pas të fillojmë me punët e tjera.”

 

Veliaj ka kritikuar këshilltarët e opozitës në Bashkinë e Tiranës, për të cilët ka thënë se në ndryshim nga ata të PS, paraqiten vetëm për të firmosur dhe për të marrë pagesat e honorareve.

 

 “I shoh vetëm tre minuta, vijnë në Këshillin Bashkiak, firmosin për të marrë honorarin dhe më pas zhduken, nuk rrinë në mbledhje as për vendimin për ndihmën ekonomike, as për vendimin për aftësinë e kufizuar, as për rimbursimin e energjisë, as për banesat sociale, as për bonusin e qirasë”

 

Veliaj ka përshëndetur edhe ligjet e kaluar së fundmi në parlament, mes tyre edhe atë që i hapi rrugë shembjes dhe ndërtimit të teatrit të ri.

 

 “Po u bë teatri, ata e dinë se nuk fitojnë më zgjedhje në Tiranë. Ju mendoni se ata që erdhën me vezë kanë shkuar ndonjëherë në teatër? Po u bë punë në Tiranë dhe në Shqipëri, partia e tyre nuk vjen më kurrë në pushtet! Do rrijë Tirana peng i ca shpifësve?! E keni parë, kanë filluar t’i humbasin të gjitha gjyqet”

 

Bashkia, tha Veliaj – do të vijojë punën me investime në çdo rrugicë dhe lagje, duke sjell një ndikim pozitiv të drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *