Subscribe

“Mirënjohja e qytetit të Tiranës” këtë herë shkon për tre akademikë të njohur në fushën e drejtësisë. Prof. Dr. Luan Omari, Prof. Dr. Ismet Elezi dhe juristi Niazi Jaho, janë vlerësuar nga kryetari i bashkisë, për kontributin e shquar akademik në pasurimin e mendimit juridik, në fushën e kërkimit shkencor si dhe në çështjet kushtetuese e shtetit të së drejtës.

 

ERION VELIAJ

KRYETAR I BASHKISE SE TIRANES

 “Shumë faleminderit Niazi Jahos, Luan Omarit dhe Ismet Elezit për tre shekuj kontribut – janë thuajse 300 vite angazhim në shërbim të komunitetit dhe vendit tonë. Është bekim i madh që ju kemi mes nesh dhe një mundësi e jashtëzakonshme që, secili prej nesh t’jua shprehë në sy mirënjohjen dhe falenderimin.”

 

Akademikët e konsideruan  titullin e marrë si një vlerësim të merituar por edhe tregues të përgjegjësisë që mbartin për të përccuar edhe më tek kontribut dhe vlera.

 

PROF. DR. LUAN OMARI

“E falenderoj dhe i shpreh mirënjohjen që ka zgjedhur tre persona, të cilët janë shokë dhe miq shekullorë, punëtorë të orës së parë në drejtësi, me ndjenjën e lartë të përgjegjësisë, ndershmërisë, të ndërgjegjes kombëtare dhe të aftësisë profesionale, duke dhënë kontributin maksimal për drejtësinë tonë”.

 

PROF. DR. ISMET ELEZI

 

 “Ju faleminderit për këtë pritje dhe këtë peshqesh shumë të bukur. I falenderoj të gjithë kolegët e mi që janë këtu dhe shpresoj të kemi ende fuqi që të japim diçka për këtë vend të bukur që trashëgojmë”.

 

Tre akademikët e njohur u vlerësuan me titullin “Mirënjohja e Qytetit të Tiranës” edhe për punën e tyre  në zhvillimin e arsimit të lartë juridik, përgatitjen e shumë brezave të juristëve dhe profesionistëve të rinj si dhe reformimin e sistemit të drejtësisë në Shqipëri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *