Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka uruar Talat Xhaferin për emërimin si Kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut dhe Ali Ahmetin.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Veliaj nënvizon se ky vendim hap një epokë të re jo vetëm në historinë e shqiptarëve, por edhe në historinë e Maqedonisë së Veriut.

Çfarë lajmi i madh për Shqiptarët! Urime mikut tim Talat Xhaferi, urime Kryetarit Ali Ahmeti për këtë arritje historike për shqiptarët! Kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut nuk ndan, por bashkon. Ai hap një epokë të re jo vetëm në historinë e shqiptarëve, por edhe në historinë e Maqedonisë së Veriut, duke e vendosur atë në krye të vendeve për harmoni ndëretnike në Ballkan dhe në Europë! Urime”, shkruan Veliaj.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *