E martë, 29 Shtator 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Veliaj uron sportistin e Tiranës për medaljen e artë botërore në mundje: Krenar për ty

Sportisti i ekipit të Tiranës Zelimkhan Abakarov i dha Shqipërisë medaljen e parë të artë botërore në Mundje.

 

Reklamë

Rusi i natyralizuar si shqiptar triumfoi në finalen e peshës deri 57 kilogramë në stilin e lirë, e zhvilluar këtë të shtunë në Beograd. Përmes një postimi në rrjete sociale, kryebashkiaku Erion Veliaj ka uruar Abakarovin për rezultatin e jashtëzakonshëm të arritur dhe trajnerin e tij.

 

 

“Zelimkhan Abakarov, mundësi me nënshtetësi shqiptare i KS Tirana, shpallet kampion bote në Kampionatin Botëror të Mundjes – Beograd 2022.

Faleminderit Leonard Çakmashi, për kontributin si trajner! KRENARË per ty Zelimkhan! ????????????????????????”, shkruan Veliaj.

 

Suksesi 7-2 u arrit përballë amerikanit Tomas Gilman.

Vazhdo të lexosh

Reklamë