Në kohën që IKMT vijon punën në terren bashkë me ARRSH për prishjen e banesave që preken nga zgjerimi I Unazës së Re, bashkia e Tiranës po kujdeset që banorët të cilët kanë nevoje për banesa sociale të kenë kushtet optimal në këto godina të vënë në dispozicion për ta. Përvec hapësirës se re që këto familje do të kenë në dispozicion pasi të largohen nga Unaza e Re, Veliaj dhe stafi I tij janë kujdesur që  banesat të kenë të gjitha kushtet, përfshi këtu mobilimin dhe elektroshtëpiaket.

 

“Falë këtij donacioni kemi elektroshtëpiaket për 50 familje, kryesisht në banesat sociale, ku kanë nisur të akomodohen familjet e zonës së “Astirit”, që ata të marrin një jetë më të mirë në një shtëpi të re dhe për të ikur nga shtëpia, nga streha apo plevica, të ndërtuara mbi kanale të ujërave të zeza apo në gjurmë të rrugës”, theksoi Veliaj, nga mjediset e Rezervave të Emergjencës së Tiranës.

 

Veliaj deklaroi se puna për ndërtimin e Unazës së Madhe nuk do të ndalet, por paralelisht do të bëhet edhe plotësimi i të gjitha nevojave sociale për familjet që preken nga ky projekt.

 

“Për ta është një fillim i ri, edhe për qytetin është një fillim i ri. Ideja është që edhe rruga të bëhet, por edhe të gjitha nevojat sociale të përmbushen. Kështu që, sot me këto 50 komplete elektroshtëpiake por edhe ndihma të tjera nga kompani të ndryshme si në banesat që do të jenë me bonus qiraje, ashtu edhe në ato që janë banesat sociale në Shkozë, do të kemi kompletim me kushte shumë herë më të mira sesa shtëpitë që po lëmë pas tek “Astiri”, që do t’i hapin rrugë ‘Unazës së Re’”.

 

 

Kreu I bashkisë me këtë rast bëri thirrje cdokujt që ka dicka për të dhuruar të mos nguroje ta bëjë këtë gjë, të falur më shumë dashuri e ngrohtësi për familjet ne nevoje sidomos tani në stine festash.

 

Kush ka mobilje për të dhuruar, kush ka sete dhe komplete vesh-mbathjesh për të dhuruar, duam që kjo stinë e festave të mos gjejë asnjë njeri në rrugë, që Bashkia të bëjë të gjithë paketën sociale dhe të lejojë më pas qeverinë që të bëjë paketën e investimeve”.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *