Subscribe

Shumë shpejt Tirana do të ketë 24 orë ujë të pijshëm. Premtimi është dhënë nga kryetari i bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj gjatë vizitës së tij në Javën Ndërkombëtare të Ujit në Amsterdam.

 

“Jam shumë entuziast që pas dy viteve reforma në rrjetin tonë të ujësjellësit, tashmë Ujësjellësi i Tiranës është një histori suksesi. Histori suksesi sepse nga një kompani e falimentuar, e cila nuk furnizonte më shumë se 7 orë qytetin e Tiranës, sot është një kompani që jo vetëm po nxjerr fitim, jo vetëm e ka çuar në 14 orë furnizimin e qytetit, por po përgatitet për investimet për të sjellë 24 orë ujë në Tiranë.

 

Veliaj tha se bashkia e Tiranës ka gati financim nga BERZH-i për dy investime të rëndësishme”

 

“Së pari, një tubacion i cili sjell ujin nga Bovilla, në zonën e Astirit dhe të Unazës së Re, aty ku patëm edhe krizën me thatësirën këtë verë, për ta zgjidhur këtë problematikë; së dyti, një investim për rritjen e kapacitetit të filtrimit në Bovillë, që do të na mundësojë dyfishimin e ujit që filtrohet për të furnizuar qytetin e Tiranës.

 

Kryebashkiaku Veliaj u ndal edhe tek bashkëpunimi i arritur me dy nga institucionet kryesore të ujit në Holandë, që sipas tij do të sjellë përmirësimin e menaxhimit të UKT-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *