Subscribe

Kryebashkiaku Erion Veliaj mori pjesë në  takimin “Dita e Qyeteve” e organizuar nga OKB në gjeneve, ku në fokus ishte shkëmbimi i njohurive dhe praktikave mes bashkive për përmisimin jeteses. Veliaj prezantoi nismat kryesore te kryeqytetit shqiptar.

 

“Jam shumë i lumtur që OKB-ja ka vendosur qytetet në epiqendër të diskutimit publik. Zakonisht, shtetet janë ato që marrin angazhimet kryesore, por në fund të ditës zbatohen nga qytetet dhe jam shumë i lumtur që Tirana u përzgjodh si një ndër qytetet që po zgjidh më në fund çështjen e mbingarkimit të kopshteve, çerdheve e shkollave. Në fillim të mandatit e nisëm me çerdhet, vijuam me kopshtet, tani ka ardhur radha e shkollave. Disa shkolla të reja i kemi bërë, siç është shkolla “Kosova”, shkolla “Hoxha Tahsin”, “Betim Muço”, “Ardian Klosi”, Liceu i ri, shkolla e re e Baletit, disa nga gjimnazet që janë shtuar në kapacitet, ama 17 shkollat e reja që kanë sot të gjitha kushtet për të qenë ndërtesa të qëndrueshme, me termoizolim, me hapësira që i kthejnë shkollat në qendra komunitare, ishin gjëja që u vlerësua më shumë në OKB e Gjenevës”.

 

Veliaj theksoi se Bashkia e Tiranës është e vendosur për  ndërtimin e 17 shkollave, pavarësisht zhurmës që krijohet nga një pakicë qe kundershton cdo projekt.

 

“Jam më i vendosur se kurrë që të vijojmë me projektin e 17 shkollave. Unë i di të gjitha forcat që janë ngritur kundër, me histeri, janë të njëjtat forca që u ngritën edhe kundër këndit të lojërave, sheshit “Skënderbej”, i cili pret një çmim tjetër, edhe kundër Pazarit të Ri. Megjithatë, dua t’i kujtoj kujtdo që ngrihet kundër shkollës shqipe, se historia e Shqipërisë ka një vend shumë të errët për ata që ngrenë dorë kundër shkollës shqipe. Sot, të gjesh justifikime, për sa kohë që bashkia shpronëson një privat dhe bën një shkollë, të sajosh histori dhe alibi, do të thotë të rezervosh vendin më të errët në historinë e Shqipërisë, kur ajo të shkruhet pas disa vitesh. Historia e Shqipërisë ka treguar se kush ka luftuar për shkollën dhe arsimin shqip, ka bërë investimin më të madh për vendin e tij”

 

Kreu i bashkisë nuk la pa përmendur edhe protestat ne zonen e Kamzes ndersa siguroi se shkolla e re qe do te ndertohet do tu sherbeje afro 30 mije banoreve.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *