Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj përmes një postimi në Twitter, ka dhënë lajmin se edhe në Tiranë, ashtu si në qytetet europiane, do të vendosen së shpejti kontejnerë nëntokësorë për mbledhjen e mbeturinave në pikat turistike.

 

Ai thotë se makineritë e specializuara për këtë punë sapo kanë mbërritur në Shqipëri.

 

“Sapo kanë mbërritur makineritë e specializuara për kazanët nëntokë. Si elita e qyteteve europiane, Tirana do t’i vendosë nëntokë pikat e mbeturinave në zonën qendrore e turistike të saj. Shmang erën, pamjen & zbrazjen e paautorizuar. Le ta mbajmë pastër shtëpinë tonë!”, shkruan Veliaj në Twitter.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *